22:58 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komisioneri evropian, Hahn: Vendimi për taksën të tërhiqet menjëherë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka reaguar për marrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës.

Hahn i është bashkëngjitur reagimit të Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila kërkoi nga Kosova që menjëherë të tërheq këtë veprim.

Hahn madje ka deklaruar se kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë në regjion dhe se duhet të tërhiqet menjëherë, transmeton Indeksonline.

“Ky akt-i  cili gjithashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset, duhet që të kthehet prapa menjëherë. Kosova është në kryesimin e CEFTA-s dhe kështu ka përgjegjësi të veçantë. Unë do të marrë pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar Hahn.

Ndryshe ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën prej 10% për produktet serbe dhe të Bosnje Hercegovinës, taksë kjo e cila sot u bë 100%./Indeksonline/