16:58 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Komisioni disiplinor dënon rëndë Drenicën dhe Trepçën 89

Komisioni disiplinor ka mbajtur dje një mbledhje për të shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore.

Klubi i Drenicës është dënuar me gjobë 1000 euro me arsyetimin se kanë  bërë lëshime në organizimin e ndeshjes me Flamurtarin.

” KF  “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar  e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës  së  XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ;  DRENICA – FLAMURTARI,  e zhvilluar në stadiumin  “Bajram  Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare;  pas përfundimit të ndeshjes personi i panjohur fyen dhe ofendon gjyqtarët e takimit, i njëjti person edhe në zhveshtore tenton ta sulmojë asistentin  e dytë Elvis  Bicaj, por falë intervenimit të policisë çdo gjë përfundoi pa ekses). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores  disiplinore; KF “Drenica“ nga Skenderaj; DENOHET  në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit  të shqiptuar është 15  ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm  (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhej në vendim.

Për të njëjtën arsye është dënuar edhe klubi i Trepçës 89 për ndeshjen kundër Flamurtaritn. Edhe ekipi nga Mitrovica është dënuar me gjobë 1000 euro.

“KF “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica, në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së XXVI-të Superligës  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FLAMURTARI  e zhvilluar në stadiumin “ Riza  Lushta “ në Mitrovicë (raportet zyrtare ;  pas   përfundimit të ndeshjes; persona të pa autorizuar futen brenda rrethojave – fushë , ofendojnë rend gjyqtaret e ndeshjes , të njëjtit  në hyrje për në zhveshtore , njeri nga ta godet  disa herë  në pjesën e pasme  të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqen). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika 3  dhe nenin 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores  disiplinore ; KF “ Trepça  89 “ nga Mitrovica ; DENOHET  në të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është  15  ditë nga data kur vendimi bëhet plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në vendim./Indeksonline/