Komisioni Disiplinor shqipton dënimet për klubet kosovare
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2017 – ditë e martë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 17-18.11.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullorës Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për paraqitje të sjelljeve josportive nga ana e tifozerisë së klubit të tyre (fyerje, sharje në kor nga ana e tifozerisë vendase drejtuar kreut të FFK-së, z Fadil Vokrri) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë me datë 17.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
KF “DRITA“ nga Gjilani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizim ( hudhje e gurëve nga ana e tifozerisë vendase në drejtim të tifozerisë mysafirë “Arpagjiket” nga Prizreni dhe anasjelltas, ku edhe pati tentime për qerim hesapesh, ku pas përfundimit të takimit iu janë thyar xhmat e autobusit mysafir ) në ndeshjen e javës së ; XV-të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar në sdadiumin “ Selami Osmani – Bezi “ në Gjilan e zhvilluar me datë 18.11.2017 ( raportet e përsonave zyrtar nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan ).
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1
RRONI GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës ; ID000181M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (shtyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – LIRIA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në stadiumin “ Selami Osmani – Bezi “ në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata përsonale e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
AMIR GOVORI ; lojtari i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 002027M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 1 ( portier ) , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtarë fundor jashtë ; zones së 16-es ) në ndeshjën e javës së XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
MENSUR DURAKU : lojtar i klubit të futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të ID kartelës 002349M82 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 8 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( për fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – ONIX BANJA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë me datë 18.11.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ENIS MIRANAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ONIX BANJA“ nga Banja e Istogut, me numër të ID kartelës 000376M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 10, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tre) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Fitbollit të Kosovës datë 21.11.2017, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon zbatimin e vendimit.
Prishtinë, datë , 21.11.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi