Komisioni diskuton për punimet në kompleksin memorial në Meje
Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticion sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë komision, do të raportojnë lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje, Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Meje” dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, shkruan Indeksonline.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/