08:55 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, organizon takimin vjetor informues

Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale organizon takimin vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e planprogrameve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit.

Takimi ka për qëllim që pjesëmarrësit t’i informojë për të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet vjetore.

Përgatitja e planprogrameve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta. Hyrjen në fuqi të Udhëzimit administrativë me nr.01/2016 “Klasifikimi dhe vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre” dhe njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa udhëzimeve administrative.

Takimi do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike në Prishtinë.