07:31 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Komisioni parlamentar diskuton për tremujorin e parë të punës së AKI-së

Sot duke filluar nga ora 10:00, komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të zhvillojë një mbledhje.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e parë të këtij viti.

Mbledhja do të zhvillohet brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.