18:40 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A K

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale del me disa rekomandime

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Albena Reshitaj, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në fund të diskutimeve, siç njoftojnë me anë të njoftimit për media, doli me këto rekomandime:

– Komisioni shpreh indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Armend Zemaj në mbledhjen e komisionit, për të raportuar për situatën aktuale me COVID 19;

– Komisioni kërkon nga Bordi i SHSKUK-së të rishqyrtojë vendimin e pezullimit të ambulancave specialistike dhe rikthimin e ofrimit të shërbimeve në këto klinika;

– Komisioni kërkon rritjen e nivelit të organizimit për ofrimin e shërbimeve të plota shëndetësore në klinikat COVID, të formuara me vendim të bordit të SHSKUK-së;

– Komisioni kërkon që të bëhet përfshirja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës, përfshirë punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit, të cilët tash e tetë muaj janë duke dhënë kontributin e tyre, në përballje me COVID 19. ​

Të fundit