07:22 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Arsim shqyrton sot Projektligjin për statusin e mësimdhënësve nga viti 1990

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, transmeton Indeksonline.

Mbledhja zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në sallën 204 në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/