75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 27 Mars 2026 / Z S

Komisioni për buxhet mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin- Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet të premten në orën 14:00, ku në rend dite janë disa pika financiare dhe projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalin e datës 13.02.2026, për të vijuar më pas me shqyrtimin e buxhetit të Komunës së Zubin-Potokut për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite janë edhe disa projektligje për kredi ndërkombëtare.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës;
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale;
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujeve”
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike”, thuhet në njoftim.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “të ndryshme”.