11:42 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / S Z

Komisioni për Ekonomi miraton masat e përkohshme për produktet bazë

Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar të hënën Projektligjin me katër amendamente shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.

Deputetja nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se ky projektligj është përmbajtësor dhe esencial.

Derisa deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka dhënë vërejtjet dhe kritikat për këtë projektligj, ku sipas tij është kundër kushtetues.

Pa votat e opozitës, Komisioni miratoi Projektligjin për vendosjen e çmimve tavan në produktet themelore./kp/