08:18 / E Enjte, 25 Prill 2019

Komisioni për Financa Publike shqyrton shpenzimet e Kuvendit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje e radhës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet ndër të tjerash raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 29.03.2019;
3. Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, i ftuar Sekretari i Pergjithshëm z.Ismet Krasniqi;
4. Shqyrtimi i raportit të ndarjes së buxhetit dhe shpenzimeve për vitet 2017 dhe 2018 për Programin e Komuniteteve në kuadër të ZKM-së, i ftuar Sekretari i Përgjithshëm z.Fitim Krasniqi;
5. Të ndryshme./Indeksonline/