07:25 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së mban sot mbledhje

Me fillim nga ora 10:00, pritet të fillojë mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se në mbledhjen e fundit para anëtarëve të Komisionit, ka raportuar i pari i AKI-së, Driton Gashi./Indeksonline/