17:07 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Komisionit shtetëror për mbikëqyrje të kufirit iu kërkua shënjimi i kufirit Kosovë-Serbi

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i ka kërkuar komisionit shtetëror për mbikëqyrjen e kufirit të filloj punën në shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në një konferencë për media tha se menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi në Parlament, ekipit shtetëror për caktimin e kufijve i ka kërkuar në cilësinë e kryeministrit vazhdimin e punës me caktimin e shënjimit për kufijtë me Serbinë.

“Është detyrë zyrtare e tyre dhe çdo pjesë të kufirit ata mujnë me thanë që e din kufirin. Z. Bulliqi dhe kolegët e tjerët e dinë shumë mirë dhe besoj është një lehtësi për shënjimin e kufirit Kosovë-Serbi…Nuk ka situatë të kontestueshme në kufirin Kosovë dhe Serbi sepse kufiri ekziston”, ka thënë Haradinaj.