11:29 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Nesër pritet të mblidhet komiteti ekzekutiv i FFK-së, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë federatë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Eroll Salihu në një prononcim të shkurtër për KosovaPressin.

“Po është vendosur që nesër të mblidhet Komiteti Ekzekuti i Federatës së Futbollit të Kosovës”, tha shkurtimisht Salihu.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm Arianit Ahmeti dje e zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të ardhshëm të FFK-së. Ai konfirmoi që është duke mbledhur vota për thirrjen e një kuvendi të FFK-së ku synohet largimi i kreut aktual, Agim Ademi, dhe ardhja e tij në krye të futbollit kosovar.

Madje, Ahmeti deklaroi se ka plot 41 vota pas tij. FFK-ja përgënjeshtroi një lajm të tillë, duke njoftuar se pas Ahmetit nuk janë më shumë se 7 vota.