22:14 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kompania e cila prodhon procesorë telefonësh premton 5G për modelet e rangut e mesëm vitin e ardhshëm

Qualcomm do të integrojë konektivitetin 5G në seritë 6 dhe 7 të procesorëve duke filluar nga viti i ardhshëm krahas procesorëve flagship të serive 8 lajmëroi kompania në Panairin Teknologjik IFA.

Qualcomm thotë se këto çipe do të mbështetin një gamë të gjerë teknologjish 5G dhe të mund të lidhen me rrjetet nën-6Ghz dhe mmWave.

Lajmi i ditës së sotme do të thotë se vitin e ardhshëm jo vetëm telefonët flagshipë do të marrin 5G, por edhe ata të rangut të mesëm dhe buxhetorë.

Aktualisht shumica e pajisjeve që kanë 5G, vinë me një modem veçmas të Qualcomm dhe jo së bashku me procesorin kryesor.

Megjithatë integrimet e para pritet të fillojnë me procesorët e serive 8 që do të debutojnë vitin e ardhshëm.

Qualcomm thotë se ka 12 prodhues smartfonësh përfshirë LG, Oppo dhe HMD të cilët do të përdorin procesorin e ri të serive 7 në telefonët e ardhshëm. Sipas kompanisë telefonët e parë me këtë çip vinë në tre mujorin e katërt të këtij viti ndërsa me procesorët e serive 6-të në gjysmën e dytë të 2020-ës.