Kompania hungareze e gatshme të investojë në Kosovë
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim drejtorin menaxhues të kompanisë hungareze “Newenergy”, Viktor Varadi, me bashkëpunëtorë, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i kompanisë për riciklimin e mbeturinave “BN01”, Baki Baliu.
Qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë me mundësinë e investimit të Kompanisë hungareze në Mitrovicë, në një projekt për riciklimin e mbeturinave, thuhet në komunikatën e komunës dërguar mediave.
Përfaqësuesit e “Newenergy” është interesuar për nj hapësirë në Zonën e Lirë Industriale në Frashër, ku Komuna është duke ndarë troje për biznese./AktivPress