19:31 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018

Kompania kërkoj nga to të humbin në peshë, adoleshentet tani luftojnë për jetë nga anoreksia

Mjekët në Rusi po luftojnë për të shpëtuar jetën e dy binjakeve adoleshente të cilat janë të sëmura rëndë nga ‘Anoreksia’ pasi kompania e modelimit u tha atyre të reduktojnë peshën.

Modelet 14 vjeçare, Masha dhe Dasha Ledeneva u futën në mjekimin intensiv në Moskë, pas një paralajmërimi se ata ishin bërë ‘kufoma të gjalla’ të cilat askush nuk donte t’i ndihmonte.

Vajzat kishin qëndruar në koma për tri ditë në një spital tjetër, por më pas u lejuan të ktheheshin në shtëpi edhe pse ishin shumë të sëmura.

Modeleve iu ishte thënë të zvogëlonin peshën edhe pse atyre iu shiheshin edhe kockat. Pamja e tyre madje duket shumë shokuese./Indeksonline/