13:45 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kompania kërkon falje se treni u nis 20 sekonda më herët

Një kompani e hekurudhës në Japoni ka kërkuar falje pasi që njeri nga trenat e saj ishte nisur 20 sekonda më herët.

Menagjmenti i linjës Tsukuba Express që niset nga Tokyo për në Tsukuba dhe anasjelltas kanë thënë që “kërkojnë falje sinqerisht për problemet e shkaktuara” .

Përmes një deklarate është bërë e ditur që orari i nisjes së këtij treni ishte në 09:44:40 ne kohe lokale, mirëpo është nisur në 09:44:20.

Shumë nga përdoruesit e rrjeteve social si dhe mediat kanë reaguar në mënyrë të çuditshme për këtë kërkim falje.