17:17 / E Mërkurë, 27 Maj 2020

Kompania McLaren do të largojë nga puna 1.200 persona

Kompania britanike e automobilave McLaren njoftoi se do të largojë nga puna 1.200 persona.

Në një deklaratë nga McLaren e cila prodhon automobila edhe për Formula 1, thuhet se kompania ka vendosur të largojë nga puna 1.200 persona për shkak të pakësimit të të ardhurave nga shitjet dhe reklamat.

Ndër të tjera në deklaratë rikujtohet se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) nuk janë zhvilluar edhe garat e Formula 1.

“Kjo është padyshim një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për kompaninë tonë. Por ne planifikojmë të rritemi përsëri në një drejtim produktiv, të vazhdueshëm dhe të qartë”, është shprehur presidenti Paul Walsh, vlerësimet e të cilit janë përfshirë në deklaratën e kompanisë.

Kompania McLaren aktualisht punëson 4 mijë persona. /IndeksOnline/

Mos i humb