17:23 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Kompania prestigjioze amerikane realizon klipin e Ledrit dhe Butës në Kaliforni (Foto)

Dy reperët e talentuar kosovarë, Ledri Vula dhe Buta ka ditë që po qëndrojnë në Amerikë, e bashkë me ta është edhe menaxheri i tyre, Faton Shoshi.

Shoshi së fundmi në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi teksa shihen të tre në një makinë në rrugët e Kalifornisë, saktësisht në Malibu. Kjo pamje është pjesë e videoklipit të dy reperëve, të cilët shumë shpejtë pritet të vijnë me hitin e radhës.


Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet menaxheri Shoshi. Ai ka treguar se ky videoklip është realizuar nga një prej kompanive më prestigjioze botërore, e cila është përkujdesur për anën vizuale të yjeve më të famshme hollivudiane.

“Po, jemi duke qëndruar në Amerikë për disa projekteve muzikore. Klipi është realizuar nga produksioni i famshëm ‘Perfect Picture’, ndërsa regjinë e ka bërë videodirektori i Cardi B”, është shprehur Shoshi.

Ndryshe kompania e famshme amerikane ‘Perfect Picture’ mban vulën e shumë projekteve muzikore të yjeve, si : Tory Lanez, Ty Dolla Sign, Fetty Wap, Tee Grizley, Yoey Badass, Young Ma./Indeksonline/