09:02 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kompania prish qetësinë e banorëve në 6 të mëngjesit, policia ua ndalon punimet

Derisa në shumë vende të botës të dielave nuk punohet, në vendin tonë janë firmat ndërtuese ato që shfrytëzojnë edhe këtë ditë, duke prishur kështu edhe qetësinë publike.

Një kompani ndërtimore në Prishtinë, sot madje ka nisur punën në orën 06:00 të mëngjesit, duke prishur rendin dhe qetësinë dhe kjo ka bërë që qytetarët të reagojnë, përcjellë Indeksonline.

Banorët kanë njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët menjëherë pas telefonatës dhe shqetësimit të banorëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar kompaninë  që po kryente punimet për ndërtimin e një banese në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Lagjen ‘Mbreti Genc’ në kryeqytet./Indeksonline/