14:25 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Kompania që bën transportin e parave njofton detajet e djegies së automjetit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Indeksonline ka raportuar sot për djegien e një furgoni që bartë paratë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mjeti transportues ka qenë i kompanisë “Besa Security”.

Në njoftimin e dhënë për Indeksonlinen, kompania bën të ditur se përveç dëmtimit të mjetit transportues, nuk ka pasur ndonjë dëm njerëzor apo material.

“Sot para pak kohësh, në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e një defekti në motor të veturës së transportit të parave të gatshme, është përfshirë vetura nga zjarri. Përveç dameve kolaterale të veturës, ekipi i transportit të parave të gatshme është i gjithi shëndosh e mirë
dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave”, thuhet në njoftimin e kompanisë kosovare./Indeksonline/