14:57 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Kompanitë e sigurimit, do paguajnë 12 milionë dollarë dëme pas tërmetit”

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Rindërtimit, lidhur me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj foli me shifra.

Ai tha se janë 1943 banesa, të cilat janë në proces trajtimi nga kompanitë e sigurimit.

“12 milionë dollarë është dëmi që kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti”, u shpreh Ahmetaj.

Po ashtu ndërkohë ai kërkoi nga kompanitë e sigurimit, që t’i dërgojnë listat e përfituesve.