16:44 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kompanitë e taksive bllokojnë parkingun e një ndërtesës në Ulpianë

Mungesa e parkingjeve në Prishtinë vazhdon të jetë një ndër problemet me të mëdhaja.

Përveç që ngasësit e veturave po ndeshën me këtë problem, ankesa kanë edhe këmbësorët për këtë çështje, shkruan Indeksonline.

Banorët e Lagjes Ulpiana kanë ankesa të shumta lidhur me vend parkingjet e veturave.

Në një nga ndërtesat e kësaj lagjeje, parkingu është pothuajse i tëri i bllokuar nga kompanitë e taksive në vend.

Indeksonline ju sjellë një fotografi, ku mund të shihni se si këto vetura të taksistëvë kanë bllokuar parkingun e kësaj ndërtese./Indeksonline/