75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 25 Maj 2026 / L A

Kompany i pranishëm në festën e Manchester Cityt, shihet me titullin e Premierligës

Manchester City po feston aktualisht titujt e fituar.

Ndonëse nuk arritën të shtonin edhe titullin e Premierligës, ky sezon i fundit me Pep Guardiolën doli të jetë i suksesshëm.

Në ceremoni mori pjesë edhe ish-kapiteni i “Cityzens” dhe tashmë trajner i Bayernit, Vincent Kompany.

Kompany, u pa me trofeun e Premierligës në dorë teksa edhe e ngriti sikurse e bënte atë në kohën si lojtar.

City, tashmë do të përgatitet me një të ardhme pa Pep Guardiola, ku tani pritet që Enzo Maresca të jetë pasuesi i tij./IndeksOnline/