16:26 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kompletohen 16 skuadrat e mbetura në Kupën e Kosovës

Janë mesuar 16 skuadrat të cilat janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Skuadra e fundit e cila siguroi kualifikimin për fazën e ardhshme është ajo e Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, sot mposhti FC Phonixin me rezultat 3-1.

Pos Ballkanit, në 1/8 e finales janë kualifikuar edhe: Liria, Llapi, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepca’89, Gjilani dhe Prishtina./IndeksOnline/