10:09 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Janë kompletuar katër skuadrat që do të luajnë në fazën preliminare të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i kampionatit të Kosovës, Gjibraltarit dhe San Marinos do të luajnë në një turne parakualifikues, shkruan Indeksonline.

Feronikeli do të ketë për kundërshtar Linkoln Red Imps, Santa Coloma dhe Tre Penne.

Fillimisht me 11 qershor do të hedhet shorti, ku do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale dhe fituesit do të luajnë në mes vete dhe vetëm njëra do të luaj në kualifikime.

Ndeshjet do të luhen nga 25 qershori deri me 28 qershor ku Kosova është organizatore dhe ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/