23:09 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Kompletohen të gjitha skuadrat çerekfinaliste, çfarë ndeshje do të kemi!

Janë kompletuar skuadrat cerekfinaliste në UEFA Champions League.

Sonte u mbyllen dy ndeshje dhe u kualifikuan dy skuadrat e fundit (Chelsea dhe Bayern), shkruan IndeksOnline.

Tetë skuadra kanë siguruar kualifikimin tutje. Tri janë nga Anglia (Chelsea, Liverpool dhe Manchester City), dy janë nga Gjermania (Bayern Munchen dhe Dortmund), një është nga Spanja (Real Madrid), një është nga Franca (PSG) dhe një është nga Portugalia (Porto).

Shorti për t’i mësuar çiftet hidhet të premten nga ora 12:00./IndeksOnline/