14:39 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës

Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme në Kupën e Kosovës.

Prishtina ka mundur minimalisht Arbërinë me rezultat 1:0 duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani ka “shkatërruar” 2 Korrikun duke e mposhtur me rezultat 6:1. Gjilanasit përfunduan qysh në pjesë të parë duke shënuar 5 herë.

Edhe Vushtrria në anën tjetër ka siguruar kualifikimin në çerekfinale pasi e mposhti në Mitrovicë Trepçën me rezultat 2:4.

Prej katër ekipeve të Superligës, vetëm Ferizaj nuk arriti kualifikimin duke u mposhtur minimalisht 1:0 nga Liria.

Ballkani, Drenica, Dukagjini, Feronikeli, Prishtina, Gjilani, Vushtrria dhe Liria janë ekipet e mbetura në luftë për Kupën e Kosovës./Indeksonline/