Kompletohet grupi, Kosova zhvillon seancën e dytë stërvitore
Përfaqesuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Maltës, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor.
Lajm i mirë për trajnerin Challandes është kompletimi i grupit, pasiqë në stërvitjen e së hënes ishin prezentë vetëm 12 lojtarë për shkak të angazhimeve të tyre me klube.
Lojtari i vetëm që pritet t’i mungoj Kosovës është mbrojtësi i krahut të djahtë, Mergim Vojvoda, i cili vuan nga një lëndim muskular.
Vlen të theksohet që pjesë e grupit ka qenë edhe prurja më e re, portieri i Manchester City, Arijanet Muriqi. /IndeksOnline/