Muriqi aplikon për pasaportë të Kosovës
Portieri me prejardhje shqiptare i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi, një muaj më parë ka pranuar të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
Duhet cekur se Arjaneti është portier 19-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021.
Muriqi është nga Mali i Zi, i lindur në Zvicër dhe që një kohë ka mbrojtur ngjyrat e Cyrihut për të kaluar në Man City.
Sot Muriqi ka aplikuar për të marrë pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Ai ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës. /IndeksOnline/