11:16 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Kompletohet shtabi i Rami Hadar te përfaqësuesja e Kosovës, ish-bashketbollistët e njohur emërohen ndihmëstrajnera

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;
Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;
Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;
Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;
Mehmet Uğur – Trajner kondicional.

Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.