12:57 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Kompozitori i njohur polak, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Kompozitori i famshëm klasik Krystozof Penderecki vdiq në moshën 86 vjeç në qytetin e tij të lindjes në Krakow, njoftuan mediat polake, duke cituar gruan e tij.

Ai kishte qenë duke luftuar një sëmundje të gjatë.

Krystozof ishte një titan i muzikës klasike, derisa u konsiderua si kompozitori më i madh bashkëkohor i Polonisë.

Ai punoi me të gjitha orkestrat kryesore simfonike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe ishte akoma duke performuar në mënyrë aktive. /Indeksonline/