16:29 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Komuna aprovon kërkesën e Ahmetit që të infektuarit të marrin 50€, nis procedura edhe për barna për Covid

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ka njoftuar se ka udhëzuar Drejtorin e Shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, shkruan ai.

Ai gjithashtu ka falënderuar Kuvendin Komunal që sot me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv./Indeksonline