22:14 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Deçanit: Nesër të fillojë procesi mësimor

Kryesuesit e komunës së Deçanit kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshme në orët e vona të mbrëmjes.

Në ketë takim është rënë dakord që procesi mësimor të fillojë nesër, ditë e hënë.

Kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga i pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka ftuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj, Ramosaj ka kërkuar një takim me Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës nesër në ora 08:00, me qëllim që të tejkalohet situata e cila pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj sipas tij është e papranueshme.

Ndryshe SBASHK-u ka kundërshtuar ofertën e kryeministrit, Ramush  Haradinaj për rritej të pagave duke vazhduar kështu grevën e nisur  ditë më parë.

Postimi i plotë:

Sonte ne ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit.
Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që neser të fillojmë me procesin mësimor.
Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënesit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt.
Kurse për nesër kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës që në ora 8:00 të jenë në takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë.

Me respekt !
BR