23:11 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Gjakovës shpenzon mbi 291 mijë euro për ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza!

Komuna e Gjakovës e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini ka arritur të kurorëzojë një kontratë me N.N.P “Valbona-Gj” dhe “Ndërtimi” Sh.P.K, e cila pritet të zgjidhë problemin e ujërave të zeza në fshatin Cermjan.

Plani dinamik për kryerjen e punëve është 200 ditë, transmeton Indeksonline.

Kontaktuesi obligohet që para nënshkrimit të kontratës të bëj depozitimin e sigurisë së ekzekutimit prej 10% të vlerës së kontraktuar për 230 ditë. Ndërsa pas pranimit të punëve duhet të bëhet depozitimi i sigurisë së punimeve prej 10% të vlerës së kontraktuar për 12 muaj.

Kontrata vlerëson se çmimi total i punëve bashkë me TVSH është: 291,550.00 euro, dhe pagesat do të bëhen në pajtim me kushtet e përgjithshme ose të veçanta të kontratës.

Indeksonline, ju sjell më poshtë kontratën e arritur lidhur me këtë çështje. /Indeksonline/