20:16 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Gjilanit vjen me njoftim pas reshjeve të mëdha të shiut

Qyteti i Gjilanit gjatë ditë së sotme është përballur me reshje të mëdha të shiut, duke shkaktuar kështu dëme materiale, por jo edhe viktima në njerëz.

Por se gjithçka është nën kontroll kanë thënë edhe zyrtarë nga Komuna e Gjilanit. Këta të fundit janë shprehur se dëme më të mëdha nga reshjet e sotme ka lagjja e VII dhe lagjen “Ilira”.

“Reshjet e shiut më të theksuara janë kryesisht nëpër disa lagje në qytet, si në lagjen e VIII, lagjen “Iliria”, ku ka depërtime të ujit nëpër disa shtëpi, por ekipet e zjarrfikësve dhe ato të Komunës së Gjilanit janë duke intervenuar ku ka nevojë dhe gjendja është nën kontroll”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas inspektimit në fshatra është bërë e ditur që nuk ka asnjë dëmtim në kulturat bujqësore.

Ndryshe, zyrtarët e Komunës së Gjilanit bëjnë apel te shoferët të vozitin në përputhje me rregullat me komunikacionit në mënyrë që të evitohen aksidentet./Indeksonline/