16:29 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna e Lipjanit me dy vendime të rëndësishme për mërgimtarët

Komuna e Lipjanit sot ka marrë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhje e mërgimtarëve.

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga data 22.07.2019 deri më 31.08.2019, sektori i gjendjes Civile në Lipjan, do të punojë prej orës 08:00 deri më 18:00 nga e hëna deri të premtën, ndërsa në ditën e shtunë, nga ora 10:00 deri në 14:00.

Zgjatja e orarit të punës për periodën prej 22.07.2019 deri më 31.08.2019 do të bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektor që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshe të botës, të cilët kanë të nevojshme rregullimin e dokumenteve.

Komuna e Lipjanit po ashtu ka marrë vendim që të lëshohet parkingun komunës për mërgimtarë, shkruan Indeksonline.

Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe me vendim të këshillit të drejtorëve nga nesër do të lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturave në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja deri më 31.08.2019.

Komuna e Lipjanit tashmë ka hapësirën e nevojshme për ti parkuar veturat të gjithë mërgimtarët të cilët kanë nevojë./Indeksonline/