75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 09 Qershor 2026 / MSH1

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore.

Në një deklarim, Komuna bën me dije se inspektorët komunalë kanë vendosur shirita që ndalojnë këto punime, raporton IndeksOnline.

“Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me veprime të njëjta për të gjitha rastet që do të evidentohen në lidhje me mosrespektimin e lejes ndërtimore, ka paralajmëruar drejtori i Inspektoratit, Mujë Igrishta” deklaron Komuna.

Aksioni i sotëm vjen disa javë pas atij të Ministrisë së Punës, që zhvilloi aksion mbarëkombëtar për sigurinë në vendpunishte.