22:56 / E Enjte, 26 Janar 2023 / MSH

Komuna e Mitrovicës ndan gjysmë milionë euro nga buxheti, për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka deklaruar se Komuna do të ndajë gjysmë milionë euro nga buxheti, për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

“Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje” ka thënë Hamza.

Ky është postimi i plotë i tij në facebook:

Të dashur qytetarë,

Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë.

Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje.

Gjithmonë pranë jush!