14:19 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbulojë shpenzimet e varrimit për qytetarët e saj

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në një takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, hoxhë Enis Rama, me të cilin ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, Komuna bën mbulimin e shpenzimeve të varrimit të kryera nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, për rastet e vdekjeve, për të cilat shërbime nuk do të paguajnë qytetarët, por komuna nga buxheti i vet.

Ky memorandum mirëkuptimi është lidhur në afat kohor me kohëzgjatje 1 vit me mundësinë e vazhdimit.