00:25 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Komuna e Pejës, blenë dy piano akustike për gati 39 mijë euro!

Dy ditë më parë, komuna e Pejës ka finalizuar një kontratë të re.

Komuna e cila drejtohet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, këtë herë ka arritur të kurorëzojë një kontratë për blerjen e dy pianove akustike.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: “Blerja e dy pianove akustike për teatrin Istref Begolli në Pejë”, shkruan Indeksonline.

Për këtë tender, komuan e Pejës ka ndarë hiç më pak se 40.000,00 euro.

Ndërkaq për të njëjtin tender është arritur të nënshkruhet marrëveshja për shumën 38.820,00 euro.

Këtë herë, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “Inovix”, Sh.P.K.

Në kontratën e publikuar nga Prokurimi, nuk janë dhënë më shumë detaje për këtë blerje. /Indeksonline/