11:32 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuna e Podujevës me njoftim të rëndësishëm për bizneset

Komuna e Podujevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga 26 maji rikthehet orari i punës sipas Rregullores për orarin e punës për bizneset.

Ky është njoftimi i plotë:

Komuna e Podujevës njofton të gjitha bizneset se nga data 26 maj 2020 shfuqizohet vendimi, sipas të cilit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit u lejohej puna bizneseve në Komunën e Podujevës edhe të dielave dhe ditëve të festave zyrtare.

Nga data 26.05.20120 të gjitha bizneset janë të obliguara që t’i përmbahen orarit të punës sipas Rregullores për orarin e punës për bizneset në territorin e Komunës së Podujevës.