Podujeva alokon 270 mijë euro për ndërtimin e 22 shtëpive
Komuna e Podujevës ka hapur tenderin e radhës për këtë muaj.
Komuna e cila drejtohet nga Agim Veliu i LDK-së, këtë herë do të ndërtojë 22 shtëpi banimi në lagjen e Dëshmorëve.

Sipas njoftimit të publikuar nga prokurimi, komuna e Podujevës për këtë tender ka ndarë 270.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, kohëzgjatja e kontratës është paraparë të zgjasë jo më shumë se 12 muaj.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 02.09.2019, dhe të gjitha ofertat mund të dorëzohen në Platformen Elektronike. /Indeksonline/