23:39 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës: Bora po pastrohet nga qendra deri tek zonat rurale [Video]

Komuna e Prishtinës edhe në orët e vona po përkujdeset mjaft shumë që rrugët të jenë sa më të kalueshme. Madje, edhe për trotuarët.

Këtë e ka bërë të ditur edhe nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, transmeton Indeksonline.

Ai përmes një shkrimi ka apeluar të gjithë shoferët që të kenë kujdes dhe ta përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Postimi i plotë:

Edhe në këtë orë, në prag mesnate vazhdon puna për pastrimin e trotuareve. Puna do të vazhdojë me intensitet të lartë në të gjitha zonat e kryeqytetit.

Kërkojmë ndjesë nëse nuk mbërrijmë në të gjitha njëherazi por do punohet tek secila lagje pa përjashtim, nga qendra e deri në zonat më të thella rurale.

Gjithë shoferët, apelohen sërish të kenë kujdes duke përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike!./Indeksonline/