12:16 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës paralajmëron taksistët për masa më të ashpra

Komuna e Prishtinës do ta rrisë kontrollin në trafik për shkak të numrit të madh të taksive që po qarkullojnë

Nga inspektimet e vazhdueshme në terren, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka vërejtur se disa nga kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka thënë se do të rritet kontrolli  dhe masat do të jenë më të ashpëra kudo që hasen raste të tilla.

 “Tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë më të ashpra. Duke e pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për hapjen e kompanive të reja të taksive, njoftojmë kompanitë aktuale që t’iu përmbahen rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin licencat. Nuk mund të operohet në Kryeqytet, me leje nga komunat e tjera, e aq më pak pa leje fare”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/