07:16 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / MSH

Komuna e Prishtinës sot nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e tri shkollave të reja

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, sot do të nënshkruajë marrëveshje për ndërtimin e tri shkollave të reja në Komunë.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet me partneritet publiko-privat.

Në kuadër të marrëveshjes është edhe ofrimi i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës, takimi do të realizohet në ora nëntë.