11:01 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore

Inspektorati i kryeqytetit po vazhdon me aksionet e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore.

Sipas vendimit të Inspektoratit… të kryeqytetit sot ky aksion ka vazhduar në një ndërtim në lagjen “Arbëria”.

May be an image of 2 people and text
No photo description available.

“Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit… të kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të kryeqytetit në një ndërtim në lagjen “Arbëria”.

Inspektorati i kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetentë të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.