10:27 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Komuna e Prishtinës hap tender 20 mijë euro për shërbime veterinare të qenve endacak

Kryqyteti i Kosovës ka hapur tender për furnizimin dhe montimin e inventarit dhe paisjeve për shërbime veterinare të qenve endacakë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë Komuna e Prishtinës ka alokuar hiç më pak se 20.815 euro.

Sipas njoftimit në faqen e Prokurorimit…, tenderi është i hapur deri më 2 shkurt 2021 në orën 13:30.

Ndërkohë vlen të theksohet se numri i madh qenve endacakë në Komunën e Prishtinës mbetet shqetësues për banorët.

Jo rrallë herë ka ndodhur që ata të sulmojnë edhe qytetarë të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Mirëpo, kryetari Shpend Ahmeti vitin e kaluar pati kërkuar që komunave t’u jepet përgjegjësia e plotë për trajtimin e tyre ose të shpallet gjendje emergjente për trajtim të situatës.

“AVUK-u ka marrë buxhet 1.3 milionë euro për krejt Kosovën për këtë çështje, por sot jemi më keq se sa që kemi qenë. Ligji kërkon që qentë endacakë të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendosë për eutanazinë e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë”, tha Ahmeti./IndeksOnline/