19:17 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prizrenit ka një njoftim për familjet në nevojë që jetojnë në qira

Komuna e Prizrenit ka ndarë një njoftim për familjet në nevojë që jetojnë në qira, se nga java e ardhshme mund të aplikojnë për të përfituar nga Programi për Banim të Përkohshëm Social.

Aplikimi bëhet duke mbushur formularin për aplikim dhe duke e dorëzuar atë në sportelet e administratës komunale.

Afati për aplikim fillon nga data 26.05.2020 deri më 09.06.2020.

Pas përfundimit të afatit (prej 15 ditë), komisioni do të bëjë vlerësimin dhe shyqrtimin e aplikacioneve.

Formularin për aplikim mund ta shkarkoni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Formular-per-Aplikim-per-Banim-Soc…